Termat dhe kushtet e perdorimit

Tirana Luxury eshte nje marketplace per te paraqitur ne menyre te shpejte dhe komode koleksionet e markave me te njohura qe gjenden ne dyqanet eskluzive te Tiranes. Nëse hyni, konsultoni dhe perdorni informacionet e TiranaLuxury.com, ju automatikisht pranoni kushtet dhe termat tona.

Porositja e produktit: Produktet e paraqitura ne TiranaLuxury.com u perkasin dyqaneve te cilesuara ne detajet e produktit dhe te gjitha termat e blerjes, kthimit ose nderrimit jane te njejta me politikat e dyqaneve perkatese pa ndermjetesine e portalit TiranaLuxury.com.

Kontaktimi i Dyqanit: Duke perdorur modulet e kontaktit online mund te kontaktoni dyqanin e interesuar.

Te drejtat e autorit: TiranaLuxury.com eshte sherbim online i ofruar nga Procreativa shpk. Të gjitha materialet si teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për kompaninë Procreativa shpk dhe partneret e saj dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju jepet për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni pjesë të kësaj faqeje webi për qëllimin e vetëm për tu përdorur si një burim për konsultim ose blerje. Ç’do përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe webi, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht dhe do të përndiqet ligjërisht.

Mbrojtja me ligj dhe detyrimet tona
Procreativa shpk eshte subjekt i regjistruar ne institucionin e QKR te Republikes se Shqiperise dhe gezojme te gjitha te drejtat e autorit në baze te ligjit Shqipetar per faqen dhe cfare eshte e publikuar aty. Gjithashtu ne paguajme te gjitha detyrimet tona ndaj shtetit dhe institucioneve te percaktuara me ligj ne Republiken e Shqiperise. Serioziteti dhe profesionalizmi jone nuk limitohet vetem në faqen e internetit por edhe ne rregullat e bisnezeve ne Shqiperi, çfaredo dem fizik apo moral, demtim ekonomik, i imazhit ose i reputacionit ndaj kompanise Procreativa shpk do perndiqet ne baze te ligjit.

Gjithashtu ne kemi detyrim ndaj jush vetem per ceshtjet qe ne specifikojme ne faqen tone dhe me kushtet qe ne japim. Keto kushte mund te ndryshojne me kalimin e kohes por asnjëherë nuk do ju fshihen dhe manipulohen. Ju do keni gjithmone akses per tu informuar mbi te rejat e faqes tone.

Kushtet e perdorimit
Ju, me përdorimin e kësaj faqeje, nënkuptoni që jeni dakort me kushtet tona te perdorimit dhe konsultimit te informacioneve. 

Te drejtat tona
Ne rezervojme te drejten per te ndryshuar produktet, ofertat, cmimet e produkteve, ndryshime keto per te cilat ju do keni mundesi te informoheni sa here te hyni ne faqen tone. Ne rezervojme te drejten per te ndryshuar kompanite e treta qe kane hapesire ne katalogun e produkteve qe paraqesim, gje per te cilen ju do keni mundesi te informoheni ne momentin qe do hyni ne faqe. Ne rezervojme te drejten per te ndryshuar kushtet e perdorimit dhe garancite perkatese, ndryshime keto qe ju do mund ti shikoni sa here qe hyni ne faqe, ne faqen “Termat e perdorimit”

Per cdo problem te mundshem ose paqartesi jeni te lutur te na kontaktoni me menyrat e kontaktit qe gjeni ne faqe.

Dritarja jonë në botën e modës.

Zbuloni te rejat, idetë dhe tendencat e fundit të modës me preferencën dhe perzgjedhjen e markave luksoze prej dyqaneve më ekskluzivë të Tiranës.

Subscribe to Tirana Luxury

 We are social:      

©2020 Tirana Luxury By Procreativa . All Rights Reserved.
E-mail: admin@tiranaluxury.com Tel: +355 4 225 332 Blv. Bajram Curri, p. Agimi shk.4, k.4 Tirane 1019
Don't have an account yet? Register Now!

Sign in to your account